3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 100 policë kërkojnë qytetarin e humbur më 24 mars, ende pa gjurmë të tij

Gjatë ditës së sotme rreth 100 zyrtarë policor kanë kërkuar qytetarin B.O që është paraqitur si person i zhdukur.

Por pas gjithë kërkimeve nga Policia ende nuk kanë arritur të gjejnë gjurmë e shenja që qojnë në gjetjen e tij.

Njoftimi:

Sot, më 11.04.2020, Policia e Kosovës, ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020. Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur.

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles