6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi rrëqethës i nënës që e lindi foshnjën në pllakat e korridorit të Gjinekologjisë (Video)

Nëntë muaj pritjeje për të lindur foshnjën e saj të tretë Vahide Tasholli i përmbylli si është më së keqi.

Në ditën që priste të lindte, atë ajo përjetoi tmerrin kur djali i ra në dysheme në mungesë të kujdesit nga stafi shëndetësor.

Nëna e tre fëmijëve tashmë tregon se ishte e vetëdijshme që është në përfundim të procesit të lindjes, por megjithatë, infermierja që e përcolli nuk e mori parasysh paralajmërimin e saj.

Tashmë brenga e saj është gjendja e fëmijës, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme, pasi ishte përplasur në tokë. Për këtë rast nuk ka dashur të flas askush nga stafi.

Ata vetëm kanë konfirmuar përmes një komunikate se janë duke e hetuar rastin. Ky rast është duke u hetuar edhe nga policia e Kosovës.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë konfirmuar për KTV’në se është hapur ky rast dhe po trajtohet nga njësitet e stacionit policor të jugut, si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në klinikat e SHSKUK’së ndodh që për shkak të neglizhencës së stafit të pësojnë edhe foshnjat e porsaardhura në jetë apo nënat e tyre.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles