Site icon Prishtinapress

Rrëfimi i 13 vjeçares që ishte viktimë e dhunës seksuale

Kosova nuk ka dosje të pedofilëve, pavarësisht se janë dhjetëra raste të tilla.

Gjatë viteve të fundit në Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për pedofili.

Mirëpo, për ta nuk ka ndonjë bazë të të dhënave si mekanizëm mbrojtës për fëmijët, siç e kanë shumë vende perëndimore.

Viktimë e dhunës seksuale është edhe një 13 vjecare e cila ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga një person 10 vjet më i madh.

Ekspertët, krijimin e këtyre dosjeve po e shohin si të domosdoshme, raporton Klan Kosova.

“Më ka shty në krevat dhe unë tani unë e kam shty, atëherë kam kajt, i kam thanë mos më prek”, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar e mitura, për Klan Kosova.

Exit mobile version