Site icon Prishtinapress

Rrecaj për intervistimin e Thaçit në Hagë: Një aktakuzë nuk mund të dorëzohet në gjykatë pa qenë i ftuar personi i dyshuar

Avokati Tahir Rrecaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se praktika jonë gjyqësore dallon nga ajo e Gjykatës Speciale.

Rrecaj thotë se një aktakuzë nuk mund të dorëzohet në gjykatë pa qenë i ftuar personi i dyshuar.

“Personi në fjalë pastaj ka të drejtën të mbrohet në heshtje apo të deklarohet”, tha ai.

Avokati thotë se Gjykata nuk ka ndonjë arsye për të mbajtur në arrestim Thaçin apo të tjerët pasi sipas tij ata janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim në çdo kohë.

Rrecaj thotë se nuk përjashtohet mundësia që gjyqtari mund të ketë kërkuar nga prokurori ta ftojë Thaçin për të marrë informacione shtesë e që këto informacione do t’i shërbenin për konfirmim apo jo të aktakuzës.

Exit mobile version