19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje në Skenderaj, veterani i UÇK-së trajtohet me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës

Një banor i fshatit Rezallë me inicialet H.Dërguti, është trajtuar sot në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës nën shoqërimin e mbrojtjes së Policisë së Kosovës.

H.Dërguti i cili bëhet e ditur se është veteran i UÇK-së raportohet se ka pësuar lëndime në kokë, pas një përleshje e cila mësohet se ndodhi në mesditen e kësaj të diele në komunën e Skënderajt.

Rastin e trajtimit të H.Dëguti, në Spitalin e Mitrovicës e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga stafi i Emergjencës porse nuk kanë pranuar të japin më tepër detaje përveç se ”pacienti është liruar”.

Sipas Veriu.info, përleshja ka ndodhur për shkak të përplasjeve të brendshme të PDK-së në komunën e Skënderajt.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles