Site icon Prishtinapress

Ronaldo i madh injoron mediat serbe

Cristiano Ronaldo luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen kundër Serbisë. Ai u lëndua dhe e lëshoi lojën.

Pas ndeshjes me fanellën e Portugalisë, “ylli” i Juventusit u tha gazetarëve se do të mungojë rreth dy javë.

Sipas B92, Cristiano ka bërë një gjest duke injoruar mediat serbe ndaj të cilave nuk dha asnjë prononcim.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dha vetëm një deklaratë për mediat portugeze, ndërsa më pas vendosi të largohet duke bërë që disa gazetarë serbë të revoltohen nga ky reagim i pakuptimtë i CR7-ës.

Exit mobile version