
Roma dëshiron të bëjë edhe një transferim në këtë afat, duke parë formën e dobët që po kalojnë në këtë sezon.
Skuadra italiane bëri më shumë se 10 transferime në verën e kaluar, por që rezultatet nuk duken asgjëkundi, përcjell prishtinapress.eu
Roma po kërkon që ta transferojë një mbrojtës në këtë afat, e që në shënjestër është Domagoj Vida.
Mbrojtësi kroat aktualisht luan te Besiktas, andaj romakët duan që ta transferojnë atë për një shumë rreth 10 milionë euro.