3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dorëzuar dosje të krimeve serbe në Kosovë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një aksioni simbolik ata vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj.

Duke i mbajtur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të rinjtë e PDK-së thanë se përmes këtyre veprimeve po iu rikujtojnë ministres se kush ka qenë agresori dhe kush viktima.

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi tha se ministrja Gërvalla-Schwartz duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Serbinë.

“Kemi grumbulluar dosja të ndryshme të krimeve të Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshme të Kosovës. Ato do t’i deponojmë në kutinë ku deponohen dosjet e gjenocidit serb, për këtë i ftojë gjithë qytetarët që në atë kutinë të vazhdojnë në deponimin e dosjes. T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. E dyta këtu e kam një dhuratë për ministren, të cilën e ka nga të rinjtë e PDK-së “Për ju që keni harruar se kë përfaqësoni”. Kjo ndoshta do t’i shërbej ministres Schwartz që t’ia kujtojmë se kë e përfaqëson. E ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojnë Kosovën dhe jo Serbisë”, tha ai.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi shkarkimin e krye diplomates Gërvalla.

“Ajo ka për detyrim ta ushqejë narrativen e shtetit të Kosovës për subjektivitetin e saj që shtetësia e Kosovës të marrë kuptimin e plotë të saj dhe jo të mbajë agjendën e Serbisë. Nëse ajo flet për viktimat e Kosovës duhet ta kuptoj se edhe akterët e gjallë që kanë bërë luftën e Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa ata që nuk janë më në mesin tonë dhe kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Andaj i bëjë thirrje zonjës Schwarz që ta kuptoj detyrën përgjegjësinë dhe kompetencat që i ka për ta kryer punën e saj me dinjitet. Në të kundërtën ne normalisht do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj”, u shpreh ajo.

Pas vendosjes së grafiteve në objektin e MPJ-së, Policia e Kosovës shoqëroi në stacionin policor dy aktivistë të PDK-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles