Site icon Prishtinapress

Rikthimi i Thaçit

Për disa muaj radhazi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u pa aktiv në publik. Por kreu i shtetit së fundi është riaktivizuar hovshëm në skenën politike.

Të martën mbrëma në Kosovë mbërriti i dërguari i posaçëm i SHBA- së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Vetëm dy orë para takimit zyra e presidentit njoftoi se Thaçi do të zhvillojë darkë pune me Grenellin.

Kësisoj, përmes një paraqitjeje për medie bashkë me zyrtarin e lartë amerikan, Thaçi rrëmbeu i pari ekskluzivitetin, pasi që paraqitjet e tjera të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi (pas takimeve që pati me liderët e partive) u mbajtën tek ditën e nesërme – të mërkurën, shkruan tutje “Zeri”.

Riaktivizimin e tij presidenti i Republikës së Kosovës e shpërfaqi edhe në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, ku takoi disa liderë të ndryshëm botërorë.

Exit mobile version