Site icon Prishtinapress

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në PE: Sa fituan partitë dhe ku fituan më shumë e ku më pak!

Parlamenti Evropian ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 Shtete Anëtare.

Sipas rezultateve preliminare forcat progresive pro-BE (EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 67.37% të votës së përgjithshme.

Partitë konzervatore dhe populliste (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD), Non-Inscrits) kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme. Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë:

  1. Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + En Marche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.
  2. Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëqur nga Matteo Salvini i Italisë është rritur për 22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.
  3. Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.

Instituti EPIK ka bërë të ditur se sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën. Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar.

Pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së.

Marre parasysh rritjen e madhe të ALDE+En Marche dhe të Gjelbërtit, do të janë “king-maker” të koalicionit EPP dhe S&D.

Po ashtu, duhet nënvizuar se këto zgjedhja kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur në 50.5% të daljes së votuesve.

REZULTATET ZYRTARE

Këto janë rezultatet zyrtare, sipas grupeve momentale në Parlamentin Evropian, me votat e numëruara në 28 Shtete Anëtare:

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka humbur 37 deputetë, nga 216 (2014) në 179 (2019) deputetë.

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) ka humbur 30 deputetë, nga 185 (2014) në 150 (2019) deputetë.

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + En Marche e Macronit është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) është rritur për 22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) kanë humbur 19 deputetë, nga 77 (2014) në 58 (2019) deputetë.

Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

E Majta e Bashkuar Evropiane – E Majta Veriore e Gjelbër (GUE-NGL) ka humbur 14 deputetë, nga 52 (2014) në 38 (2019) deputetë.

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) është rritur për 14 deputetë, nga 42 (2014) në 56 (2019) deputetë.

Deputetë të pa rreshtuar kanë humbur 13 deputetë, nga 20 (2014) në 7 (2019) deputetë.

Grupi i deputetëve “të tjerë” ka fituar 28 deputetë. Ky grup i deputetëve nuk i përket momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

FITUESIT E ZGJEDHJEVE, SIPAS PARTIVE POLITIKE NACIONALE TË SHTETEVE ANËTARË

Austria: Fituesi i zgjedhjeve është partia ÖVP – Österreichische Volkspartei (EPP) me 34.90%, e pasuar nga SPÖ – Sozialdemokratische Partei Österreich (S&D) me 23.40%.

Belgjika: Fituesi i zgjedhjeve është partia N-VA – Nieuw-Vlaamse Alliantie (ECR) me 13.51%, e pasuar nga VI.Belang – Vlaams Belang (ENF) me 11.53%.

Bullgaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni GERB – Grazhdani za Evropeysko Razvitie na Balgariya + Sayuz na Demokratichnite Sili  (EPP) me 31.30%, e pasuar nga Bulgarska Sotsialisticheska Partiya (S&D) me 24.33%.

Kroacia: Fituesi i zgjedhjeve është partia HDZ – Hrvatska demokratska zajednica (EPP) me 23.04%, e pasuar nga SDP – Socijaldemokratska partija Hrvatske (S&D) me 17.90%.

Qipro: Fituesi i zgjedhjeve është partia DISY – Democratic Rally (EPP) me 29.02%, e pasuar nga ΑΚΕL – Progressive Party of Working People (GUE/NGL) me 27.49%.

Çekia: Fituesi i zgjedhjeve është partia ANO 2011 (ALDE&En Marche) me 26.90%, e pasuar nga ODS – Občanská demokratická strana (ECR) me 13.70%.

Danimarka: Fituesi i zgjedhjeve është partia A (S) – Socialdemokratiet (S&D) me 22.85%, e pasuar nga V (V) – Venstre, Danmarks Liberale Parti (ALDE&En Marche) me 20.55%.

Estonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia RE – Eesti Reformierakond (ALDE&En Marche) me 21.70%, e pasuar nga SDE – Sotsiaaldemokraatlik Erakond (S&D) me 21.50%

Finlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia KOK – Kansallinen Kokoomus (EPP) me 20.70%, e pasuar nga VIHR – Vihreä liitto  (Greens/EFA) me 15.90%.

Franca: Fituesi i zgjedhjeve është partia RN – Rassemblement national (ENF) me 23.53%, e pasuar nga koalicioni Renaissance – La Republique En marche! + MoDem + Agir + Mouvement radical, social et liberal (ALDE&En Marche) me 22.47%.

Gjermania: Fituesi i zgjedhjeve është partia CDU – CSU – Christlich Demokratische Union Deutschlands / Christlich-Soziale Union in Bayern e.V. (EPP) me 28.70%, e pasuar nga GRÜNE – Bündnis 90/Die Grünen (Greens/EFA) me 20.70%.

Greqia: Fituesi i zgjedhjeve është partia New Democracy (EPP) me 33.28%, e pasuar nga SY.RΙ.ΖΑ. (GUE/NGL) me 23.94%.

Hungaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni FIDESZ + KDNP (EPP) me 52.14%, e pasuar nga DK – Demokratikus Koalíció (S&D) me 16.26%.

Irlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia FG – Fine Gael Party (EPP) me 29%, e pasuar nga FF – Fianna Fáil Party (Greens/EFA) me 15.00%.

Italia: Fituesi i zgjedhjeve është partia LN – Lega Salvini Premier (ENF) me 28.70%, e pasuar nga PD – Partito Democratico  (S&D) me 22.50%.

Letonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia JV – Jaunā Vienotība (EPP) me 26%, e pasuar nga Saskaņa SDP – Saskaņa Sociāldemokrātiskā partija (S&D) me 17.50%.

Lituania: Fituesi i zgjedhjeve është partia TS-LKD – Tėvynės sąjunga – Lietuvos krikščionys demokratai (EPP) me 18.06%, e pasuar nga LSDP – Lietuvos socialdemokratų partija (S&D) me 16.64%.

Luksemburgu: Fituesi i zgjedhjeve është partia DP/PD – Demokratesch Partei/Parti démocratique (ALDE&En Marche) me 21.44%, e pasuar nga CSV/PCS – Chrëschtlech-Sozial Vollekspartei/Parti populaire chrétien-social (EPP) me 21.10%.

Malta: Fituesi i zgjedhjeve është partia PL/MLP – Partit Laburista/Malta Labour Party (S&D) me 55.90%, e pasuar nga PN/NP – Partit Nazzjonalista/Nationalist Party (EPP) me 36.20%.

Holanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia PvdA – Partij van de Arbeid (S&D) me 18.10%, e pasuar nga VVD – Volkspartij voor Vrijheid en Democratie (ALDE&En Marche) me 15% .

Polonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PiS – Prawo i Sprawiedliwość (ECR) me 42.40%, e pasuar nga Euroepan Coalition (EPP, S&D, ALDE&En Marche) me 39.10%.

Portugalia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PS – Partido Socialista (S&D) me 33.81%, e pasuar nga PSD – Partido Social Democrata (EPP) me 22.71%.

Romania: Fituesi i zgjedhjeve është partia PSD – Partidul Social Democrat (S&D) me 25.70%, e pasuar nga PNL – Partidul Naţional Liberal (EPP) me 25.70%.

Sllovakia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PS + SPOLU (EPP, ALDE&En Marche) me 20.10%, e pasuar nga SMER-SD (S&D) me 15.70%.

Sllovenia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni SDS + SLS (EPP) me 26.47%, e pasuar nga SD – Socialni demokrati (S&D) me 18.62%.

Spanja: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PSOE/PSC (S&D) me 32.82%, e pasuar nga PP – Partido Popular (EPP) me 20.12%.

Suedia: Fituesi i zgjedhjeve është partia S – Socialdemokraterna (S&D) me 25.10%, e pasuar nga M – Moderaterna (EPP) me 17.60%.

Mbretëria e Bashkuar: Fituesi i zgjedhjeve është partia Brexit Party (ish-EFDD) me 31.71%, e pasuar nga Lib dems – Liberal Democrats (ALDE&En Marche) me 18.55%.

KUSH KA FITUAR KU?

Në bazë të këtyre rezultateve, këto janë Shtetet Anëtare se ku kanë fituar grupet politike respektive:

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare:  Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Finlanda,
Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.

S&D ka fituar në 7 shtete anëtare: Danimarkë, Maltë, Holandë, Portugali, Romani, Spanjë, Suedi.

ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare: Çeki, Estoni, Luksemburg.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare: Francë, Itali.

ECR ka fituar në 2 shtete anëtare: Belgjik, Poloni.

5 Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtar: Mbretëria e Bashkuar.

Exit mobile version