3.3 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Rexhep Selimi tregon pse dikur ishte kundër koalicionit me LDK-në e tani është pro

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për raportet e së kaluarës me LDK-në dhe ato në kontekstin e tanishëm.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në kohën kur ai ka qenë në AAK dhe kur kjo parti kishte fituar vetëm 7% në zgjedhje ishte kundër një koalicioni me LDK-në e atëhershme të Ibrahim Rugovës.

Ai thotë se tani rrethanat dhe konteksti ka ndryshuar edhe pse sipas tij LDK mbetet e njëjta, përcjell Telegrafi.

“Tash Vetëvendosje është parti e parë dhe ne duam koalicionin. Në atë kohë unë isha për të qëndruar në opozitë dhe prandaj isha kundër koalicionit me LDK-në”.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se deri më tani nuk ka pasur lehtësi më të madhe për formimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë se sa kjo që kanë arritur Vetëvendosje dhe LDK.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje nuk është fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve.

“Edhe LDK është fituese e zgjedhjeve dhe ata duhet të sillen si fitues”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.

Selimi thotë se i beson LDK-së që gjatë javës tjetër do të bëhet koalicioni.

Ai thotë se Nismën dhe AKR-në i sheh jashtë koalicionit pasi sipas tij ishin pjesë e PAN-it./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles