18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rexhep Selimi përplaset me Imer Mushkolajn për rolin e PDK-së në mocionin e LVV-së

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi dhe analisti Imer Mushkolaj janë përplasur në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se është e padrejtë që nëse rrëzimi i qeverisë Kurti në pandemi është konsideruar jo në rregull e tash të konsiderohet mocioni në rregull.

Analisti ka thënë se Vetëvendosje nuk mund ta konsideroj PDK-në të mirë kur kjo e fundit u siguron votat e keqe në raste tjera.

“Zakonisht qeveritë janë rrëzuar me marrëveshje. Edhe LVV është dashur të flasë me PDK-në para se ta nisë këtë mocion mosbesimi…Unë mund të paragjykojë se ju [LVV] e bëni këtë për ta diskredituar PDK-në se sa që njëmend e keni qëllimin që bashkë me PDK-në ta rrëzoni qeverinë”, i është drejtuar Mushkolaj Selimit.

Selimi i është përgjigjur analistit duke thënë se Kosova ka të bëjë me një qeveri të rrezikshme që duhet rrëzuar.

“Kemi të vdekur si në situatë lufte”, ka thënë Selimi, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj ka reaguar duke i thënë Selimit se nuk mund të krahasohen situatat pasi sipas tij tashmë bota është hapur dhe nuk mund të kthehet mbyllja.

Duke iu përgjigjur Mushkolajt për raportin me PDK-në Selimi ka deklaruar.

“PDK votat po ia bënë vetes. Ajo ka deklaruar se është për rrëzimin e kësaj qeverie dhe janë për zgjedhje. PDK është deklaruar edhe se nuk i bashkohet qeverisë aktuale”, ka reaguar Selimi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles