Site icon Prishtinapress

“Revolucioni i Tetorit” ndodhi në Nëntor dhe disa rrena të tjera të mitosuna si 8 Marsi e 1 Maji

Ilir Seci

Data 1 Maj që njihet në disa vende të botës si “Dita e Punëtorëvë”, asht e shpallun si e tillë nga Internacionalja e Dytë Komuniste ne vjetën 1891. Drejtuesit e Internacionales së Dytë Komuniste e shpallën këtë datë gjoja me përkujtue “Masakrën e Haymarketit” në Çikago, masakër që ndodhi me 4 maj 1886, në kohën e grevave të sindikatave të punëtorëve të Çikagos që kërkonin ditën e punës tetë-orëshe dhe pagën ditore nji dollar e 50 centë…

Sindikata e punëtorëve të Çikagos mbronte të drejtat e punëtorëve, por nuk pajtohej me idetë komuniste të internacionalistëve që sa herë ishin mundue me futë në dorë sindikatën më të fuqishme të botës. Sindikata kishte zgjedhë rrugën e grevës për me mbërri synimet që ishin tetë-orëshi në ditë dhe nji dollarë e 50 pagë ditore dhe nuk donte asnjë asocim me Internacionalen.

Për fat të keq, Çikago ka qenë djepi i lëvizjeve anarkiste (vazhdon me qenë edhe sot deri në një farë mase), dhe për këtë arsye shumë anarkistë shfrytëzuen atë rast me veprue. Me 3 maj 1886, disa punëtorë grevistë ishin mbledhë te hymja e kompanisë “The McCormick”, mos me lejue do grevëthyes me fillue punën. Anarkistët e infiltruem në radhët e grevistëve sulmuen punëtorët te hymja e kompanisë dhe policia ndërhyni me mbrojtë punëtorët-grevëtheys të rrezikuem nga sulmi… tensioni u përshkallezue si pasojë e akteve provokuese anarshiste dhe policia qëlloi duke vra dy punëtorë.

Ditën e nesërme, me 4 maj 1886 anarkistët shpërndanë trakte sikur te kompania “The McCormick” ishte ba nami dhe ftuen popullin për me dalë në protestë në sheshin “Haymarket”, Çikago. Në protestën e mbajtun me 4 maj 1886 një tjetër anarkist hedh një bombë artizanale drejt policisë tue shkaktue vdekjen e shtatë policëve. Edhe protestuesit mbanin armë, prandaj u shkëmbye zjarr mes tyne dhe policisë, si rezultat edhe katër punëtorë gjetën vdekjen.

Shtatë policë dhe katër punëtorë të vramë atë ditë – ky ishte bilanci i të famshmes “Masakra e Haymarket”… masakër që Internacionalja mashtruese Komuniste e shndërroi në simbol të ditës së punëtorëve.

Mashtrimi nis qysh me datën ma së pari… ngjarjet kanë ndodhë më 3 dhe 4 maj 1886, por për mashtruesit kronikë të Internacionales Komuniste kjo ishte një vogëlsi e papërfillshme… Për ta mjaftonte me u krijue një mit – nji rrenë e mitosun për me vërtitë masat e manipulueshme… Nji mashtrim i ngjashëm me të famshmin “sulm ndaj Bastijes” që shkaktoi Revolucionin e përgjakshëm Francez, sulm gjoja kundër burgut ku mbaheshin të dënuemit politikë, ndërsa e vërteta asht se burgu ishte thuejse bosh, e të burgosun ishin vetëm disa persona të dënuem për falsifikime çeqesh.

Nji mashtrim i ngjashëm me datën 8 mars që u shpall si Dita e Grues në Bashkimin Sovjetik * në përkujtim të një proteste mbajt në New York me 28 Shkurt 1909… Rrena e mitosun komuniste flet për gra të msakrueme kurse e vërteta asht se data 28 shkurt 1909 shënon të parën protestë në botë mbajtë për të drejtat e grave ;

Nji mashtrim i ngjashëm me të famshmin “Revolucion i Tetorit” që në fakt ndodhi në Nandor… Revolucion që faktikisht nisi si rezultat i manipulimit të nji turme të dehunish që sulmoi Pallatin e Dimnit…

Interesante ishin sot shumë shënime shqiptarësh nëpër rrjete sociale – dedikue datës 1 Maj – “Ditës së Punëtorëve”… Rrugë të gjatë e të mundimshme kena na bijtë e shqipes me u ftillue nga propaganda komuniste… Merreni me mend, 27 vjet mbas ndryshimeve në Lindje ende besohen dhe trumbetohen mitet komuniste…

Exit mobile version