Site icon Prishtinapress

“Respektimi i simboleve shtetërore”, njëra nga arsyet e dorëheqjes së Faton Topallit

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli sot zyrtarizoi dorëheqjen nga pozitat e tij në këtë parti.
Topalli këtë e ka bërë të ditur me një letër të gjatë ku ka paraqitur problemet me të cilat VV-ja po ballafaqohet tash e një vit.

Në mesin e arsyetimeve për dorëheqjen, Faton Topalli e ka përmendur edhe çështjen e respektimit të simboleve shtetërore, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pavarësisht se simbolet janë të imponuara, ato duhet të respektohen.

E që dihet botërisht që Vetëvendosja deri më tani asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Shteti i Kosovës ka simbolet e tij. Ato iu imponuan padrejtësisht .  Edhe pse ne i përdorim letërnjoftimet, lejet e makinave, pasaportat e dokumente të tjera me këto shenja,  politikisht nuk i njohim. Jam i mendimit se duhet ti respektojmë derisa të krijojmë shumicën parlamentare për t’i ndryshuar”, thuhet në letrën e Topallit.

Veç kësaj, deputeti i VV-së thotë se në zgjedhjet lokale dhe qendrore atij i është bërë puç duke e cilësuar se është në grupin e Dardan Molliqajt.

“Në kushtet e krijuara konsideroj që nuk ka vend për diskutime përmbajtësore, as për reforma.  Ata që dhanë dorëheqje u cilësuan si puqist. Puqi i vërtet ndodhi ndaj Visar Imerit dhe atyre që po konsiderohen si puqist. Mund të më quani edhe mua sit të tillë po deshtët edhe pse edhe mua mu bë puq si gjat zgjedhjeve nacionale ashtu edhe gjat zgjedhjeve lokale. Kjo nuk më dhemb fare dhe le të mbetet çështje e ndergjegjjes së atyre që vepruan kundër meje, pra kundër Lëvizjes”, shkruan Faton Topalli.

Ndryshe, para Topallit deri më tani kanë dhënë dorëheqje edhe Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina e Zgjim Hyseni.

Exit mobile version