8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Respekti e nderimi apo turpi e ndëshkimi më 27 qershor!

Shkruan: Halit Krasniqi

Respekti e nderimi do t’i shoqëroj gjithnjë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë, sa herë që na përfaqësojnë në mënyrë meritore. Ndërsa turpi e ndëshkimi do të jenë përgjigjet për çdo cenim të interesave të Kosovës dhe popullit tonë. Kjo do të jetë normë e pa ndryshuar tani e përherë. Kështu do të flitet sa të ekzistojë gjuha shqipe dhe kështu do të ndodhë sa të ketë shqiptarë. Kjo nënkuptohet sot e gjithmonë.

Para takimit të 27 qershorit në Uashington, është hapur debat i rëndë dhe me plot dyshime. Për këtë kanë ndikuar edhe zëra të ndryshëm, jo shumë të kujdesshëm për ndjesinë tonë në formulimet për epilogun e mundshëm. Por përtej Atlantikut, kanë kuptuar shqetësimin tonë dhe janë dëgjuar zëra shpresëdhënës. Rrini të qetë, nuk ka plan sekret, deklarohen protagonistët autoritativ që e kanë organizuar këtë takim në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa para këtij takimi, këtu në Kosovë, është ndezë një debat i rëndë brenda nesh. Është inauguruar një luftë speciale dhe po ndodhin zhvillime specifike. Aq shumë janë prodhuar trillime sa kanë krijuar një gjendje ankthi. Edhe kjo ka justifikimet e veta. Jemi dëshmitar të zhvillimeve zhgënjyese e të shumë paraqitjeve të ndryshme mjaft të pa përgjegjshme, pas fitoreve të mëdha e kthesave me ndryshime historike.

Në këtë situatë, kemi gjithfarë tregimesh e madje edhe narracione konspirative.

Por, nuk mund të jenë të qëndrueshme e të pranohet asnjë justifikim, nuk mund të bëhet i tolerueshëm asnjë improvizim, nuk mund të  ndërtohet asnjë teori e bindshme, nuk do te funksionoj asnjë skenar mashtrues, nuk do të pranohet asnjë alibi, nuk mund të gjendet i vlerësuar asnjë iluzion, që do të shpëtoj nga ndëshkimi të gjithë ata që me veprimet e tyre apo me nënshkrimin e tyre e dëmtojnë vendin tonë, gjatë këtij procesi të negociatave me Serbinë. Tani apo kurdoherë. Në Uashington apo gjetkë në Evropë. Në takime të mbyllura apo në Konferenca të hapura.

Në këtë ndërgjegje të zgjuar të popullit tonë, në këtë zhvillim emancipues që ka arritur brez i ynë, në këtë koncentrim të vëmendjes kolektive për fatet e vendit tonë, nga kjo gjeneratë që ka trashëguar kaq shumë kujtime e përvoja të hidhura, në këtë kohë që kemi kaq përjetime të trishtueshme nga dhjeta e mijë njerëz të dëshmuar për flijime si ushtar me pushkë në dorë, të cilët janë ende gjallë, nga mijëra invalid të flakës së luftës, që kanë gjymtyrët e tyre në themelet e lirisë sonë dhe që ende janë gjallë, nga mijëra familjarë të dëshmorëve e të dhjetëra mijë të flijuarve në luftën e fundit me Serbinë dhe nga kjo armatë e rinisë së lindur pas luftës dhe e rritur në liri me hapësirat e pa kufizuara të lirisë, nga gjithë ky brez me këto karakteristika, nuk do të guxoj askush, e nuk do të lejohet kushdo qoftë që t’i dëmtoj fatet e këtij vendi dhe as të cenoj tërësinë territoriale të tij.

Në rast se këtë e bën kush do qoftë me pa përgjegjësinë e tij edhe përkundër gjithë këtyre faktorëve, atëherë gjithsesi: cili do që në një mënyrë apo tjetër guxon ta bëj një veprim të tillë, ndëshkimin e ka të pa mëshirshëm, të pa diskutueshëm dhe të pa evitueshëm.

Me çfarëdo të kaluar martire e me sado kontribute të lavdishme të deri tashme, nuk do të ketë prehje askund, e as varr në tokën tonë për ta kujtuar. Kjo do të ndodhë pa urdhër të askujt, por vetëm nga impulset e ndërgjegjes së kësaj kohe, do të nxitën nga intuita e tyre në garë individë në mosha të ndryshme, se kush me shpejt do ta ndëshkoj tradhtinë.

Kështu, duhet të ndodhë se pari për ndëshkim të kujtdo që mund të marroset me një veprim të tillë në çfarëdo kohe dhe së dyti, për të lënë shembull në të ardhmen që do të shërbej si leksion se të gjithë ata që marrin guximin të cenojnë fatet e këtij vendi, do ta pësojnë kështu dhe fundi i tyre përherë e ka këtë epilog.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles