24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Replika të ashpra në Kuvend mes kryeministrit Hoti dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit

Rifillimi i dialogut me Serbinë ka nxitur një përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Përplasja mes tyre ndodhi në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku Hoti është duke raportuar për procesin e dialogut.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, tha se pala kosovare po bëhen si “pula”, para presidentit serb.

“Nuk ka asgjë të re, Hoti vazhdon të udhëheq dialogun sipas marionetave të presidentit, Hashim Thaçi. Ai ia cakton koordinatorin. Hoti është një politikan jo i aftë. Para Vuçiqit ju bëheni pula. Na tregoni se çfarë keni biseduar me Vuçiqin, nëse nuk keni asgjë për të fshehur. PDK, LDK të gjithë na kanë sjellë në këtë situatë ku jemi një shtet i kapur”, ka thënë Pacolli.

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri Hoti, i cili tha se LVV po ndërton teori konspirative.

“Ju keni ndërtu teori konspirative nga më të ndryshme, që po diskutohet për integritetin territorial e që marrëveshja vetëm duhet nënshkruar. Në ditët e mija të para unë kam kontaktuar me partnerët ndërkombëtar dhe ata më kanë thënë se ju jeni pronarë të dialogut, ju udhëheqin dialogun. Nuk është zhvilluar dialog që nga koha kur është ndërprerë, unë do të angazhohem për koordinim maksimal. Në këtë foltore nuk është mirë më mbrojt Vuçiqin, mbroje qeverinë tënde e jo Vuçiqin”,ka thënë ai.

Pas fjalimit të kryeministrit, ka reaguar sërish deputetja e cila ka insistuar që Hoti të tregojë se çfarë kanë biseduar në takim me Vuçiqin, ndërsa Hoti ka thënë se të gjitha detajet për takimin në Bruksel tashmë i ka bërë publike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles