Site icon Prishtinapress

Rënia e popullsisë në Serbi, vendbanimi fantazmë me vetëm tetëdhjetë banorë

Urosh Trainoviq rrëfen kohën kur qyteti i minatorëve në Serbinë lindore ishte shtëpia e zhurmshme e 200 familjeve, me një shkollë të vetën, dyqane dhe doktorë.

Gjashtëdhjetë vite më vonë, ajo çka ka mbetur është një qytet fantazmë me vetëm tetëdhjetë banorë.

“Është për të ardhur keq sesi u larguan të gjithë”, kujton sot 71-vjeçari. “Tani kemi ngelur pak dhe nuk ka më rini”.

Rënia e qytetit të Blagojev Kamenit nuk është e vetmja, në një vend që ka përjetuar vite të tëra lufte dhe sanksione në 1990, pas ndarjes së Jugosllavisë.

Fshatra thuajse të boshatisura, me shtëpi të rrënuara shihen kudo në Serbi, një simptomë e tkurrjes së popullatës që po ngre pikëpyetje serioze mbi mirëqenien ekonomike të vendit.

Një fshat në vit

Shifrat duken të zymta. Sipas Bankës Botërore, popullsia e Serbisë prej rreth 7 milion banorësh pritet të bjerë në 5.8 milion në 2050-n.

Qeveria serbe thotë se vendi po humbet nga një fshat në vit dhe se të paktën 18 komuna kanë më pak se 10 mijë banorë.

Rënie e popullsisë po ndodh aq shpejt sa Kombet e Bashkuara kanë vendosur të ndërhyjnë për t’i ardhur në ndihmë Serbisë.

Programi i Zhvillimit të OKB-së dhe Fondi Popullsisë së OKB-së kanë mbledhur një grup prej 7 ekspertësh ndërkombëtare me prejardhje dhe specializime të ndryshme. Ata vizituan Serbinë muajin e shkuar, transmeton Euronews Albania.

Wolfgang Lutz, ekspert i demografisë në Institutin Ndërkombëtar për Analizimin e Sistemeve të Aplikuara (IIASA), tha se problemi kryesor ka të bëjë me përbërjen e atyre që po largohen nga Serbia sesa me rënien në përgjithësi të popullatës.

Nuk ka arsye për tu kthyer në Serbi

Pasqyrimi i krizës që vijon prej dekadash janë fshatrat si Blagojev Kamen. Pas zbulimit të një miniere ari, e cila e mbajti zonën të gjallë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, fshati nisi të lulëzonte, por kjo ndryshoi kur miniera u mbyll në mes të viteve ’90.

Trainoviq thotë se ka ende flori dhe minerale të tjera në minierë por se ka nevojë për investime dhe punë të rënda.

“Një nga djemtë e mi është në Gjermani, ndërsa tjetri në Austri,” tregon ai. “Ata vijnë shpesh por nuk kanë arsye përse të kthehen këtu”.

Exit mobile version