Site icon Prishtinapress

Remi për arrestimin e Haradinajt: Nuk besojmë se Franca po rreshtohet kah boshti i së keqes

Ish-deputeti i PDK’së, Rustem Mustafa ka përmendur aleancat e vjetra të Francës si dëshmi se ky shtet nuk do të rreshtohet më kah, siç e quan Remi, “boshti i së keqes”. Ai i referohet marrëdhënieve të dikurshme të mira mes Francës me Serbinë.

Shkas për këtë, Mustafa ka marrë nga arrestimi i Ramush Haradinajt nga autoritet franceze, ndaj të cilit ka reaguar Remi dhe ka treguar bindje se kreu i AAK’së do të lirohet shpejtë.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Ramushi ne liri pa kushte, Franca le të largohet “nga prrallat”.

Franca nuk besojmë se po rreshtohet kah boshti i së keqës.
Franca sigurisht mundet vet të zgjedhë partnerin strategjik për Ballkan.
Por mendoj se është teper serioze të përfaqsojë një shtet si Sërbinë, në kërkesat si ato në rastin Haradinaj.., si raste te padrejta dhe aspak stabalizuese….
I njohim aleancat e vjetëra, edhe ato te kohëve të reja…
Shqiptarët kan interes edhe nëse jo strategjik, të mos i prishin mardhënjet me Francën.
Këtë herë Franca ka kaluar “rubikonin” duke luajtur rolin dyfishtë…
Ramushi duhet te lirohet shpejt, francezët të jenë politikisht korrekt.

Exit mobile version