Reka dhe Hajdari pranojnë detyrat ministrore

0
31

Dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën.

Bëhet fjalë për ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili do të pritet nga tashmë ish-ministrja Dhurata Hoxha në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Po ashtu, ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të pranojë detyrën nga ish-ministri Skënder Reçica në MPMS.

Dorëzimi i detyrave ministrore te këto dy ministri do të mbahen në ora 11:00.