Site icon Prishtinapress

Rejhane Gruda Begolli vuan nga një komplikim në rrugët e frymëmarrjes, për mjekimin e saj nevojiten 30 mijë euro

Rejhane Gruda Begolli nga Peja vuan nga një komplikim në organet e frymëmarrjes, apo dëmtim në stenozë në trakë. Familja Begolli ka bërë të ditur se përshkak të pozitës delikate të kanaleve të frymëmarrjes ky operim nuk mund të kryhet në Kosovë, por në Turqi.

Për shërimin e saj nevojiten 30 mijë euro. Mirëpo kjo shumë është e papërballueshme për familjen Begolli. Andaj familja kërkon mbështetje financiare nga njerëzit e vullnetit të mirë për ta grumbulluar shumën e kërkuar.

Për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë, kontributin tuaj mund ta jepni në xhirollogarinë XKO519200001428021130, në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Exit mobile version