13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reformat në administratë publike kusht për integrimin evropian

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

Ky plan veprimi do të implementohet në fushën e procedurave, të trajnimeve dhe digjitalizimit të dy Administratave Publike, për të dy vendet.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar  dhe ministrja për Inovacion dhe Administratë Publike të Shqipërisë, Milena Harito deklaruan se ky takim pasqyron përkushtimin e ndërsjellët të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kurse, ministri Yagcilar tha se kjo marrëveshje i ngrit kapacitetet e reformave në fushën e qeverisjes së mirë dhe administrimit publik.

“Në këtë marrëveshje janë paraparë segmentet e kooperimit të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të sektorit të administratës publike dhe mirëqeverisjes. Dhe për zhvillimin e mëtejme të aftësive dhe kapaciteteve administrative të të dyja vendeve. Prandaj, për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje që nga nënshkrimi i saj, ekipet e dyja shteteve janë angazhuar në zbërthimin e segmenteve të bashkëpunimit me aktivitetet konkrete. Duke i sistematizuar ato në komponentë që  kanë të bëjnë qoftë me aspektin institucional të Administratës Publike, në aspektin procedural edhe në aspektin e përmirësimeve të burimeve njerëzore. Të gjitha këto aktivitete janë pasqyruar në një dokument të përbashkët, punë të dyja shteteve të quajtur Plani i Veprimit”, tha Yagcilar.

Ministrja nga Shqipëria, Milena Harito deklaroi se dy vendet kanë hyrë në proces bashkëpunimi para tre viteve.

E, njëra prej marrëveshjes ka qenë kjo e reformës së Administratës Publike.

Sipas saj, kjo është domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe prioritet për Bashkimin Evropian.

“Për të dyja vendet tona reforma e Administratës është në radhë të parë një domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë, në të dy anët e kufirit. Dhe së dyti sepse është një nga prioritetet për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian… Reforma është para në pesë prioritetet e integrimit për të dy vendet, sepse është baza e të gjitha reformave tjera. Administrata për të gjithë ne është e domosdoshme t’i  mbështes reformat në të gjithë sektorët e tjerë, fushat në të cilat ky plan veprimi do të implementohet, në fushën e procedurave, në fushën e trajnimeve, në fushën e digjitalizimit. Të gjitha këto janë të nevojshme për të pasur burime njerëzore profesionale dhe një infrastrukturë moderne të Administratës”, tha Harito.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles