8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Reforma zgjedhore përçan mazhorancën. PS kundër LSI për listat e hapura

Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore  Taulant Balla ka dalë kundër propozimit të aleatit në qeveri, LSI-së sa i takon listave të hapura zgjedhore. Balla tha se nuk është koha tani që të diskutohet kjo gjë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

“Lista të hapura? Mandati i këtij komisioni është të diskutojë çështje të rekomanduara nga OSBE-ODIHR. Jam kundër çdo lloje forme që ndërhyn në këtë fazë të sistemit zgjedhor, sepse ky sistem nuk është i vjetër, kemi bërë dy palë zgjedhje me këtë. Nëse pas zgjedhjeve, do të ketë diskutime dhe rishqyrtime, atëherë le ta bëjmë, por tani nuk është momenti”, – u shpreh Balla.

Pak më vonë, i pyetur mbi këtë çështje, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nënvizoi se “debati i madh dhe shterp do na fuste në qorrsokaqe të reja”.

Sipas tij, duhen zgjedhje me standarte të larta. “Çështja e listave të hapura është një problem jo i ri, është një qëndrim konsistent i yni. Një problem që daton në 2008-ën, nuk është një çështje e re që lind sot e propozohet sot. Kjo nuk është një tabu, sepse nuk ka interes LSI-ja, por bëhet fjalë për një proces sa më përfaqësues zgjedhor, – tha Vasili. – Sikundër dhe votimi elektronik, që ne e mbështesim. Megjithatë, gjykatësi më i mirë e i paanshëm është OSBE-ODIHR dhe është shumë e vyer mënyra si do shpreheshin ata. Ky propozim apo këshillë e tyre i tyre do ishte një zgjidhje e mundshme”.

Të njëjtin qëndrim me LSI-në ka ndarë edhe bashkëkryetari demokrat i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili ka akuzuar PS-në se e ka zvarritur procesin e reformës zgjedhore dhe ka theksuar se opozita synon që në zgjedhjet e qershorit të ketë standarde dhe transparencë.

“Kjo është çështje themelore, teknologjia në votim do të zgjidhi një numër të madh çështjesh thelbësore të standardeve të zgjedhjeve. Por ajo që është e qartë, është se mazhoranca ka bërë çmos për ta vonuar deri në këtë fazë për të thënë nuk ka më kohë. Justifikimin me kohë nuk ja pranojmë mazhorancës. Nuk do të pranojmë që asnjë çështje e diskutuar nga opozita të lihet jashtë diskutimit”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles