-4.8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Reforma, Vasili: Nuk kemi kohë për të humbur, zgjedhjet nuk mund të shtyhen

Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh në “45 minuta” në Report TV se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të shtyhen për shkak të kërkesës së PD.

Sipas Vasilit, koha në dispozicion për përshtatjen e teknologjisë për votimin elektronik është e pamjaftueshme. Megjithatë, LSI kërkon që të merret mendimi i OSBE-së për këtë çështje.

Nuk ka kohë për përdorimin e elektronikës në këto zgjedhje por le të marrim mendimin e ekspertëve të OSBE për këtë çështje“, u shpreh Vasili.Numri dy i LSI-së vlerësoi koalicionin me Partinë Socialiste, por nuk dha detaje nëse ky koalicion do të dalë bashkë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ai tha se fjalën e fundit do ta thonë forumet drejtuese të LSI-së.“Koalicioni ka bërë reforma madhore që nuk janë berë në 25 vjet. Kjo nuk është diçka që e them unë por edhe ndërkombëtarët. Reformat e mëdha dhe qëndrueshmëria ekonomike tregon për sens pozitiv”, theksoi Vasili.

Ju ishit sot në komisionin e Reformës, u duk sikur palët po binin dakord por në fund konsensusi u prish duke lënë të besohet se do të jetë LSI që do bëjë të ndodhë dakordësia?

Nuk besoj se në këtë çështje shtrohet çështja radha apo jo e LSI, por duhet patjetër të mbyllim disa ndryshime që ka nevojë kodi zgjedhor bazuar në ndryshimet e OSBE ODHIR. Duhet të pëballemi edhe me krizën e kohës. Koha nuk është në favorin tonë, pasi kërkohet që ndryshimet të bëhen shpejt. Çdo ditë e humbur në komision është një kualitet më i ulët për zgjedhje. Sot debati më i fortë ishte për çështjen e numërimit elektronik.

Ju keni propozuar shtimin e personave që numërojnë?

Ne nuk kemi qëndruar te përdorimi i numërimit elektronik pasi përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është i shteruar. Njihen publikisht që nuk ka ndodhur praktikisht për probleme teknike pasi partitë janë dakortësuar për këtë çështje, se cilat janë mundësitë teknike. Për realizim në praktikë unë kam propozuar që t’u kërkohet ekseprtëve të OSBE/ODHIR të japin mendimin nëse realizohet ky proces pasi nuk kemi cc’konsensus të gjejmë.

Palët sot për këtë nuk ranë dakord…

Unë jam shprehur që ne duhet të kërkojmë mendim nga OSBE/ODHIR sepse paanësia është e plotë dhe atje është niveli më i lartë për të kontrolluar nëse bëhet ky numërim. Jemi dakordësuar në 2013-ën për këtë projekt që nuk u realizua sepse kishte probleme teknike. Në rast se në tavolinën e punës ekspertët thonë se është e realizueshme dhe ju keni kohë, jemi të gatshëm me kënaqësi ta bëjmë, por nuk mund t’i futemi një eksperimenti dhe të bëhemi jo seriozë si në zgjedhjet e vitit 2015.

Ju në parim mendoni se nuk ka kohë?

Nuk dua të paragjykoj asgjë, por çdo ditë e humbur është në dëm të zgjedhjeve. Duhet që sa më parë t’u drejtohemi atyre. Asnjë nga ne nuk është ekspert informatik dhe teknologjik për këtë ccështje, duhet të na e japin të tjerët mendimin.

Së fundmi PD dhe aleatët e kanë kthyer në “Kalë Beteje” votimin elektronik edhe me kushtin për të shtyrë zgjedhjet, si e gjykoni?

Një nga problemet themelore të zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë administrimi i votës, ku mënyra e votimit është kontestuar shpesh. Nga 2013 e këtej nuk ka pasur në asnjë rast kërkesa për rinumërim, nuk ka më vëretjte për këtë ccështje. Fokusi i propozimeve tona është fokusuar tek shitblerja e votës, ku LSI ka propozuar masa të rrepta shtrëngurese që votimi të jetë i drejtë. Në këtë moment që jemi problemi i administrimit ka marrë disa përgjigje pozitive. Një nga detyrat nga OSBE/ODHIR është depolitizimi i komisionerëve, pikë në të cilën opozita nuk ka rënë dakord. Kemi propozuar dyfishimin e vendnumërimëve për të shkurtuar kohën e numërimit. Thelbi i propozimeve tona është aplikimi i listave të hapura.

Mund të shtyhen zgjedhjet nëse PD ka një kërkesë të fortë?

Datat e zgjedhjeve janë të vendosura me kushtetutë, zgjedhjet shtyhen për rrethana madhore dhe mënyra e votimit nuk mund të shtyjë zgjedhjet. Nëse është çështje opsioni, përmirësim standardi nuk përbën kusht madhor. Unë jam i kësaj bindje të palëkundur që zgjedhjet nuk kanë pse shtyhen për këto arsye.

Balla për herë të parë dha argument se përse nuk është për listat e hapura ku tha se dëmton barazinë gjinore, sa qëndron kjo dhe a mund të gjendet një marrëveshje me aletain tuaj për listat e hapura?

Ajo që Balla thotë është hamendje, se kemi provuar. Pyetja ime është kjo, po ato vende që aplikojnë listat e hapura, pse e kanë bërë ? Ne nuk besoj që kemi futur ccështjen e barazisë gjinore për mëshirë, kemi futur gra dhe vajza me vlerë që janë edhe preferencë e elektoratit. Gratë nuk janë në lista për hir të shirfave. Anglia dhe Gjermania qeverisen nga gra dhe kjo është falë meritës, kjo është hamendje.

Meqë është hamendje, çdo i thoni PS?

Nuk kam asgjë për të thënë, argumenti është shtruar në komision, megjithat është një temë që do diskutohet edhe nga PD edhe nga PS. Ne themi t’i japim mundësi zgjedhësit të jetë më i qetë për votën që jep.

Mos vallë kryetarët e partive të mëdha nuk aplikojnë listat e hapura sepse kanë frikë mos nuk dalin të parët?

Ilir Meta nuk ka frikë nga kjo.

Ju i keni propozuar disa pika, a janë këto pika kushte apo propozime, a kushtëzojnë bashkëpunimin me socialistët?

Në tavolinë jemi disa parti që jemi sovrane për propozimet që bëjmë. Propozimet janë në tavolinë dhe aty diskutohen.

Mes 7 pikave keni kushte të panegociueshme?

Nuk bëhen negociata me kushte të panegociueshme. Propozimet zgjidhen në tavolinë dhe jo në kafene. Jemi të lumtur që debati pro dhe kundër bëhet në sy të publikut. Në kohë aftagjatë njerëzit vlerësojnë gjithsecilin, ka shumë që i anatemojnë sot ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dhe ligjit, por e drejta qe me ne dhe doli më pas. Duhet kundërshtuar duke parë cilat janë argumentet më të shëndetshme.

Janë disa shtyllat që mesa duket do të kenë fatin e vetos, siç janë listat e hapura e votimet e emigarnëtëve, çfarë mund të rregullohet nga ligjii nëse skarcohen nga veto?

Këto kërkojnë kohë dhe një nga gjërat e rëndësishme ishin këto çështje që bënë që Meta të ngrinte komisionin një vit më parë, partitë e shpërdoruan këtë kohë. Një pjesë e këtyre ccështjeve duan kohë duke i bërë objektivisht të pamundura.

Pyetja që bëjnë qytetarët është se duket që këto ditë ka pasur edhe ngrica në politikë ku e nisët ju me Shkëlzen Dolin dhe për situatën në rrugë?

Unë nuk kisha polemikë, për formatin e festivalit të Dolit kisha një propozim që edhe orkestra e Operas që është provuar si profesionale dhe njëkohësisht unë kam pasur mundësinë që para se ta dëgjoja nga Filarmonia e Vjenës valset e Shtraus i kam dëgjuar edhe nga vendasit. Prandaj mendova që të krijohej ai format kombëtar shqiptar që të krijonte risi për shiqptarët. Besoj se produkti nuk është bërë që ta shohin pak njerëz, është konsum për të gjithë qytetarët dhe kemi të drejtën të japim opinion qoftë edhe i gabuar. Unë nuk kam polemizuar me kërkënd, kam dhënë një mendim. Në kulturë duhet të jetojmë me vlerat vendase sepse çdo vlerë e krijuar këtu mbetet këtu, pasi edhe shumë të rinj do të kishin shumë më tepër motive të kultivoheshin këtu.

Si është situata në koalicion se zgjedhjet e ardhshme?

Koalicioni pas pyetjeve të vazhdueshme që në fillim të tij vazhdon të funksionojë dhe po e mbyll mandatin.

Çfarë ndodh pas Prillit?

Para kësaj pyetje që është kuriozitet i momentit detyra e koalicionit është të analizojë çka bërë me atë mandat që mori. Vetëm kjo na prin drejt një vendimi për të ndërtuar të ardhmen e koalicionit dhe vendit. Konkluzionet ne i plotësuam gjatë mandatit do bëhen në fund, por janë bërë reforma të rëndësishme si ajo në drëjtësi dhe ajo territoriale. Ka rritje ekonomike më të qëndrueshme e arritje të tjera. Në momentin e një analize të thellë mund të dalin dhe gjera që duhet t’i bënim më mirë.

Nga anon peshorja, koalicioni ka bërë më mirë apo më shumë gabime?

Koalicioni ka bërë reforma madhore që nuk janë berë në 25 vjet. Kjo nuk është diçka që e them unë por edhe ndërkombëtarët. Reformat e mëdha dhe qëndrueshmëria ekonomike tregon për sens pozitiv.

Meqë koalicioni ka bërë më shumë të mira pse jeni kaq hermetik, çfarë e pengon një mandat tjetër?

Ne jemi seriozë, jo hermetikë. Fatet e vendit i ka ky koalicion në dorë dhe ne jemi seriozë. Ne i kemi bërë shërbim këtij serioziteti ndërsa tani po përballemi një situatë të rëndë në vend dhe duhet të dalim faqebardhë. Kemi reformën zgjedhore pranë që duhet ta fusim në shina ndaj dhe nuk mund të bëjmë konkluzione.

Rama ka thënë qartë dhe qetë se paravarësisht problemeve se kjo është aleanca për ta çuar vendin para…

Kush është i qetë në qeverisje e ka humbur qeverisjen. Unë mendoj që PS nuk është e qetë por e preokupuar për vendin. Ne flasim sot bashkë por në vend ka problematika të mëdha që përgjigjet mund t’i japë vetëm qeveria. Serioziteti kërkon analizë që të ndërtosh të ardhmen e vendit. Në çdo minutë qeverisja duhet të punojë dhe jo të rrijë në akthin e koalicioneve të së ardhmes.

Ka dalë dhe emri juaj në skenën mediatike për presidentin, si mendoni, do pranoni nëse do propozoheni?

Problemi i presidentit do diskutohet kur të vijë momenti. Jam partizan i proceseve shembullore e të shëndetshme, institucionet nuk janë të lidhur me emra, nuk është etike të flasim për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm kur ai është ende në detyrë. Nuk është mënyra e të folurit tim politik të bazohem në komente blogjesh.

Ju jeni për president politik apo jashtë politikës?

Nuk kam asnjë preferencë nëse ai gëzon mbështetje sa më të gjerë. Duhet një njeri sa më konsensual. Mua do më pëlqente të kishim kandidatë që gëzojnë këtë nuk ka rëndësi jashtë apo brenda politikës.

Mund të shpreheni për një rikandidim të Nishanit?

Nuk shprehem dhe nuk ja lejoj vetes të shprehem për presidentin e vendit tim, i takon atij të vendosë.

Nuk është në vëmendjen e LSI presidenti?

Ne duam të jetë sa më pak i kontestuar dhe të krijojë sa më shumë besim. Jemi investuar maksimalisht edhe të përfshijmë opozitën, pasi me inisitimin e LSI u takuan edhe Rama e Berisha i bëjmë shërbim një procesi solid dhe të shëndetshëm.

Si u menaxhua situata epidemike e gripit në vend këto ditë?

Nga çdo epidemi dhe menaxhimi ka vend për analiza e konkluzione por sot nuk mund ta bëjmë pasi epidemia s’ka mbaruar. Keni rënie dhe besoj se në fundin e saj kemi të bëjmë me një interpretim më të mirë. Do tregojmë pikat ku do mund të behej mirë, ndërsa sot kemi mbështjetje të plotë për punën e ministrisë së shendetësisë dhe personalisht kam asistuar ku kam mundur të jap ndihmën time.

Ligji i mbetjeve duket sikur do testojë sërish mazhorancën, cili është qëndrimi i LSI në raport me dekretin e presidentit?

Besoj se dekreti do merret në shqyrtim dhe besoj se duhet të mbahet një qëndrim që nuk shkon kundër qytetarëve dhe u rrit mosbesimin. Në radhë të parë do prevalojë qetësimi i qytetarëve.

A mund të mbetet jashtë axhendës së këtij parlamenti?

Jo do të kalojë nga ky kuvend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles