Site icon Prishtinapress

Referendumi serb për Kosovën, mundësi me shumë të panjohura

as vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi mundësinë e një referendumi në të cilin qytetarët e Serbisë do të deklaroheshin për çështjen e Kosovës.

Praktika e referendumit në Serbi nuk është e shpeshtë, por as e panjohur. Nëse do të ketë referendum dhe për çfarë qytetarët do të mund të përgjigjen, kjo nuk do të dihet deri në përfundimin e dialogut të brendshëm.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë se Serbisë, Rasim Lajiq,  thotë për RTS, se referendumi nuk është një opsion për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por një mënyrë që qytetarët në referendum, lirisht dhe në mënyrë demokratike të shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen e propozuar nga politikanët. Kjo, sipas tij, nuk është ikje nga përgjegjësia, përcjell Telegrafi.

Nëse do të ndryshohej preambula kushtetuese që i referohet Kosovës, do të ishte një referendum kushtetues, që do të ishte i detyrueshëm.

“Nëse do të nxirrej ligji për autonomi substanciale për Kosovën dhe Metohinë,  do të duhej të thirrej një referendum, në mënyrë që të miratohej një ligj të tillë. Zgjidhja tjetër,  ku do të ndryshohej  territori i Serbisë, e cila mund të gjendet forma ligjore ndërkombëtare për një shtet tjetër të ardhshëm të Kosovës, do të duhej të kërkohet mendimi i qytetarëve në referendum”, thotë Slobodan Orloviq, profesor në Fakultetin Juridik të Novi Sadit.

Referendume të tilla kishte tre në Serbi. Në vitin 1992 pushteti i pyeti qytetarët për ndryshime në Kushtetutë, gjashtë vjet më vonë, nëse janë për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjidhjen e problemeve në Kosovë, si dhe në vitin 2006 kur u deklaruan për aktin më të lartë juridik.

Lajiq thotë se në të kaluarën kishte referendume me “teledirigjim”, ku pritet përgjigja çfarë pushteti ua prexanton qytetarëve përmes fushatës së saj.

“Këtu, dhe nëse do të doni të ndikoni, është shumë e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të polarizimit të cilën çështja e Kosovës e tërheq pas vetes, tha Lajiq.

Nëse do të ketë referendum dhe me çfarë pyetje, do të jetë më e qartë pas pranverës, deri atëherë do të zhvillohet dialogu i brendshëm.

Exit mobile version