12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Referendumi i mundshëm në Kosovë me epilog si në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tash e një kohë është duke thënë se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të dalë në referendum, ku qytetarët do ta thonë fjalën e fundit.

Megjithatë, edhe pse Kosova nuk ka ligj për referendum, sipas analistëve, po të organizohej një referendum për këtë çështje ai do të dështonte, ngjashëm ose edhe më keq se referendumi i organizuar të dielën në Maqedoni.

Dihet se referendumin në Maqedoni e ka mbështetur vetëm partia e kryeministrit Zoran Zaev, si dhe partitë shqiptare atje, ndërsa opozita ka kundërshtuar heshturazi, por referendumi dështoi pasi kanë votuar vetëm rreth 37% e qytetarëve.

Në anën tjetër, në Kosovë situata është edhe më e pafavorshme. Në bazë të qëndrimeve aktuale të partive politike në vend, referendumi i kërkuar nga Thaçi do të kishte një epilog edhe më të keq, pasi një organizim të tillë do ta mbështeste vetëm ish-partia e Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës dhe votuesit e saj, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles