21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Musliu pas rastit me xhandarmërinë serbe: Territori i Kosovës duhet të mbrohet me çdo kusht e me çdo çmim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me hyrjen e xhandarmërisë serbe gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka pritur reagim nga ambasadat e huja në Kosovë, pasi sipas saj ambasadat jemi mësuar t’i shohim duke reaguar për çdo gjë.

Deputetja Musliu ka thënë se provokimet e tilla janë qëllim këqija dhe se mbrojtja e territorit të Kosovës duhet të bëhet me çdo kusht e me çdo çmim.

Postimi i plotë i saj:

Si deputete dhe si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, s’reagova mbrëmë pas raportimit te informacionit se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së djeshme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.
Jo pse nuk u shqetësova as pse e neglizhova këtë lajm, por thjeshte prita nga Ambasadat Ndërkombëtare ne Kosovë një reagim, me që jemi mësuar të dëgjojmë reagime për çdo gjë, për çdo veprim qoftë edhe kur iniciohet ndonjë ligj në Kuvend apo edhe kur zgjidhet ndonjë anëtar bordi i ndonjë Agjencie te pavarur.
Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës.
Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik.
Provokimet e tilla duan përgjigjeje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.
Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqes.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles