Site icon Prishtinapress

Reagon Meliza Haradinaj, e quan inskenim videon që pretendon se burri i saj bleu vota

Kryediplomatja në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mirëpritur vendimin e PZAP-së për rinumërimin e fletvotimeve me kusht dhe nga diaspora për kandidatët e AAK-së.

Kryediplomatja në detyrë thotë se rinumërimi është “një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar”.

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, shkruan Haradinaj-Stublla, transmeton Gazeta Express.

Sipas saj, asnjë familjar i saj nuk është i përfshirë në pretendimet për blerjen e votave.

“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”.

Së fundmi një video-incizim i publikuar në media pretendon se Dardan Stublla, burri i ministres në detyrë Meliza Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar burri i Haradinaj-Stublla, teksa ka shtuar se rastin e ka denoncuar në polici.

Exit mobile version