3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Reagon kryetari i Deçanit: Manastiri nuk është cenuar asnjëherë nga shqiptarët, por është mbrojtur e ruajtur historikisht

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar lidhur me listimin e Manastirit të Deçanit në “listën e monumenteve në rrezik” nga organizata Europa Nostra.

Ramosaj përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se Manastiri i Deçanit nuk është cenuar asnjëherë nga qytetarët shqiptar të Deçanit, përkundërazi është mbrojtur e ruajtur historikisht.

“Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastir është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel. Për këtë kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së. ”Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare serbe ushtruar mbi shqiptarët”, shkruan Ramosaj.

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë.
Synim i yni është realizimi i konceptit për zhvillim Ekonomik, përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me një mirëqenie me të lartë ekonomike.
Kaq e thjeshtë është!
Asgjë përtej kësaj!
Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbështesin kauzat e sëmura të manastirit, janë që ta ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.
E kemi theksuar gjithmonë sot e tërë ditën, jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit, andaj mos investoni askush të jetë ndryshe.
E them me përgjegjësi të lartë se, asnjëherë Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht.
Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastir është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel.
Për këtë kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së.
,,Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare Serbe ushtruar mbi shqiptarët.
Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet në të cilin gjendet edhe trashëgimia botërore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndërtuar e i ruajtur nga vet ne.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles