Site icon Prishtinapress

Reagon Komisioni Evropian: Respektoni marrëveshjet për vizitat zyrtare

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, mbi vizitat e zyrtarëve shtetërorë në Kosovë dhe Serbi.

“Të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura për vizitat zyrtare në dialogun e Brukselit” tha Kocijanciq.

Ndryshe, ende nuk ka zhvillime të reja në veri të vendit, ndërkaq që njësia speciale e Policisë së Kososvës po vazhdon qëndrimin në atë pjesë.

Exit mobile version