3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Ivica Daçiq: Miqësia duhet të respektohet edhe në Shkup edhe në Beograd

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se pajtohet me qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Maqedoni, e cila tha se nuk duhet të prishet miqësia mes Serbisë dhe Maqedonisë. Daçiq për agjencinë “Meta” sonte ka thënë se kjo duhet të vlejë edhe për Shkupin edhe për Beogradin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Daçiq më herët kishte deklaruar se ata kanë gabuar me pranimin e Maqedonisë me emrin kushtetues. Këto deklarata Daçiq i bëri për shkak se sipas tij, Maqedonia ka votuar kundër qendërimit të Serbisë me votën për pranimin e Kosovës në UNESKO. Pas këtyre deklaratave të Daçiq, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se politikanët nga dy vendet nuk duhet të prishin marrëdhëniet e thella miqësore.

Pas MPJ-së së Maqedonisë, Daçiq për agjencinë “Meta” ka thënë se Beogradi asnjëherë nuk i ka bërë dhe nuk do t’i bëjë dëm Shkupit dhe një gjë të tillë e dëshiron edhe nga Shkupi. Ai ka thënë se nuk duhet të hidhërohet askush nëse Serbia i mbron interesat e veta./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles