Site icon Prishtinapress

Reagon Hoti: Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici

Zyrtari i PDK’së, Rexhep Hoti, ka reaguar pas publikimit të videos të incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Të dashur miq,

Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë.

Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar.

Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime.

Exit mobile version