Site icon Prishtinapress

Reagon Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës – e di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi tha se Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në Twitter Rama tha se Kurti mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.

Si kundërpërgjigje ndaj tij, Haradinaj ka thënë se është i kuptueshëm frustrimi i Ramës, pasi thotë se ia ndali planin serbomadh.

Tutje,Haradinaj ka uruar Kurtin që të vazhdojë rrugën e bllokimit të shtegut të Edi Ramës për copëtimin e Kosovës, fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajon dhe mbajtjen e taksës.

“Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Rama ka uruar Kurtin të mos ketë frikë prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës.

Exit mobile version