4 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Reagon edhe FBAK për sulmin ndaj bjeshkatarëve: Qëllimi i sulmit, krijimi i pasigurisë në ato vende

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka dënuar sulmin e armatosur, me breshëri automatiku, i cili ka ndodhur sot ndaj një grupi të bjeshkatarëve, gjatë një ecjeje të organizuar nga “Kosova Monuntain Club”, në malet afër Zubin Potokut.

“Nuk është hera e parë që bjeshkatarët tanë kërcënohen me armë zjarri dhe sulmohen në të këtë mënyrë”, thuhet në reagim.

FBAK thotë se ky akt ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve të Kosovës.

“Kriminelët e llojit të tillë gjithsesi janë në dijeni se vazhdimisht bjeshkatarë nga rajoni vizitojnë bjeshkët e bukura gjithandej Kosovës dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Padyshim se ky akt qyqar ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve, të cilat ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Federata kërkon nga organet kompetente, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbulimit dhe dënimit të kriminelëve, të cilët sulmuan adhuruesit e paarmatosur të natyrës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles