16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Bahtiri: Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje, i kërkoj Presidentit shpalljen e zgjedhjeve

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ai nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje dhe se deklarata e tij për formimin e Qeverisë së re është nxjerrë nga konteksti.

I pari i Mitrovicës ka thënë deklaratën e tij e kanë nxjerrë nga konteksti “ata që kanë shtyrë përpara agjendën e shkaktimit të krizës qeveritare dhe institucionale në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit COVID-19”.

“Prej se jam në politikë gjithmonë kam bërë ftesa për qetësi të qytetarëve dhe për zgjidhje të problemeve politike me dialog. Prapë vazhdoj me një kërkesë të tillë dhe kushdo që i jep kahje tjetër deklarimeve të mia, le ta mbanë përgjegjësinë vet.

Sot, unë vetëm kam shprehur brengën dhe mendimin se humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit me veprimet e tyre po duan që vendin ta drejtojnë në revoltë, për të cilën të gjithë ne jemi kundër. Nëse dikush e ka kuptuar deklarimin tim si thirrje për vëllavrasje, unë i kërkoj falje”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

Bahtiri në fund të shkrimit ka kërkuar nga presidenti që t’i shpallë zgjedhjet, sepse sipas tij, kjo është rruga më e mirë për dalje nga kjo situatë pas votimit të mocionit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles