18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reagon ashpër Bekim Jashari për sulmin në vendin e punës të drejtorit te Bujqësisë në Komunës së Skenderajt,

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare Facebook, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar opinionin se sot në vendin e tij të punës është sulmuar drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu.

Duke vlerësuar punën e Sallahut, Jashari ka dënuar këtë akt, teksa ka ftuar organet e drejtësisë të merren me rastin dhe sulmuesin e drejtorit ta vënë para organeve të drejtësisë.

“Qeveria të cilën unë e udheheq vlerëson lartë punën e drejtorit Sokol Sallahu, i cili ka arritur të zhvillojë shumë projekte në fushën e bujqësisë dhe të menaxhojë me sukses këtë sektor shum të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.

Projektet, subvencionet, mbeshtetja për zhvillimin e bujqësisë përfshirë sektorët e saj, fitohen vetëm në mënyrën meritore, profesionale, pa njoftësi, interferime e kërcenime, qofshin ata edhe kusherinjë te gjakut tim”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, i pari i Skenderajt ka shtuar tutje se Komuna që udhëheq ai nuk i takon askujt, por qytetarëve pa dallim.

“I bëj me dije Behram Jasharit dhe të tjerëve si ai, se duhet të mesohen t’i repektojnë rregullat dhe ligjet e shtetit tonë dhe të respektojnë të tjerët, sepse ata që u flijuan për këtë vend, anë e kënd Kosovës, ranë që ky vend të jetë i lirë dhe i zhvilluar, dhe asessi që ne pasuesit e tyre t’i kërcenojmë dhe sulmojmë të tjerët për interesa personale.

Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen time, nuk do të jetë e Jasharajve, Mehajve, Lushtakve, Geceve, etj, nuk do të jetë e një familjeje apo grupi të caktuar, por do të jetë e të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles