Ambasada e Kosovës në Francë ka dënuar sulmet terroriste në qytetin Nice të Francës ditën e sotme.
Përmes një rishpërndarje në Twitter të postimit të ambasadës së Kosovës në Francë, ambasadori Qëndrim Gashi ka dënuar fuqishëm këto sulme, duke thënë se terroristët nuk do të fitojnë.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vëshitra dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë.
Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Twitter.
“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.
Ndërsa, Gazeta Daily Mail raporton se dy nga tri viktimat iu është hequr koka.