Site icon Prishtinapress

Reagon Ambasadori i SHBA’së, sigurohuni që të ketë kuorum për zgjedhjen e presidentit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të sigurojnë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në Twitter, Kosnett shkruan se pozicioni i Qeverisë amerikane nuk ka ndryshuar, teksa tha se mirëpresin votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.

“Pozicioni i Qeverisë së SHBA-së mbetet i pandryshuar. Ne e mbështesim votimin për presidentin në Kuvend. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësinë ndaj popullit të Kosovës, të marrin pjesë në votim, që të sigurojnë kuorumin”, thotë Kosnett.

Exit mobile version