Site icon Prishtinapress

Reagon Abazi: Është koha për vendime, e jo për deklarata që mund ta vonojnë marrëveshjen LVV-LDK

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se është koha për vendime e jo për deklarata që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK.

Këto komente Abazi i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Është koha për vendime dhe përgjegjësi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK. Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe sot pasdite LVV i ka dërguar një letër LDK-së, letër kjo të cilën kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e konsideron zyrtare.

Exit mobile version