Site icon Prishtinapress

Reagojnë dy krijuesit e logos: asnjë element grafik nuk është i njëjtë

Dy krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, kanë dalë me një reagim publik rreth logos për të cilën u përfol se është e kopjuar nga një kompani gjermane.

Kanë thënë se forma e hapjes së duarve, nuk është shpikur as në Gjermani e as në Kosovë, prandaj kjo nuk konsiderohet as plagjiaturë as kopje.

Reagimi i tyre:

 

Dy krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, kanë dalë me një reagim publik rreth logos për të cilën u përfol se është e kopjuar nga një kompani gjermane.

Kanë thënë se forma e hapjes së duarve, nuk është shpikur as në Gjermani e as në Kosovë, prandaj kjo nuk konsiderohet as plagjiaturë as kopje.

Reagimi i tyre:

 

Ne, krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, fitues të konkursit publik për hartimin e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot padrejtësisht jemi sulmuar nga konkurrentë tanë gjoja logoja e krijuar nga ne ishte plagjiaturë.

Duke e marrë me shqetësim këtë qasje tendencioze, pa u pyetur nga askush, gjithashtu jemi “shpallur” nga shumica e mediave vendore edhe si kopjues të një logoje të një kompanie gjermane.

Përkundër ngjashmërisë në shprehjen vizuale, asnjë element grafik, qasje apo edhe mënyrë e ekzekutimit nuk është e njëjtë në mes këtyre dy logove.

Forma e hapjes së duarve, ngjashmëria e vetme rastësore, e cila në rastin tonë ndërlidhet me 10 gishtat – 10 vjetorin e shtetësisë, nuk është shpikur as në Kosovë, as në Gjermani dhe as nuk është e patentuar nga askush dhe vetë forma abstrakte e gishtave spjegon që ne kemi dashur që të përçojmë sa më shumë mesazhin festiv të këtij viti jubilar.

Pozicionimi i kahjes apo kjo koincidencë nuk do ishte e tillë, as për ne dhe besojmë për asnjë dizajnerë, sikur të ishte e kopjuar.

Ne jemi krenarë që inspirimi dhe argumentimi i arsyeshmërisë së kësaj zgjidhjeje vizuale, hiç më larg se dje, ishte publikuar në media nga vetë zyrtarët shtetëror dhe kjo gjë konfirmon qasjen tonë autentike në krijimin e kësaj logoje

Pasi që ende nuk jemi kompensuar nga ana e Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë, ndonëse dje në media duke u lexuar konkursi i hapur publik nga ana e gazetares, në mungesë të informacioneve la të nënkuptohej se jemi paguar, për shkak të rëndësisë së këtij viti jubile për shtetin tonë, ne ia lëmë Këshillit Organizativ vendimin final për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve padrejtësisht të ngritura.

Si krijues të kësaj logoje, ne e ndjejmë obligim moral dhe profesional, që t’ua dëshmojmë të gjithë qytetarëve autenticitetin e punës sonë. Prandaj, duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, dëshmitë e punës sonë përmes së cilës kemi ardhur deri te versioni final i logos, po ua dërgojmë edhe juve.

Ju falënderojmë për korrektësinë dhe mirëkuptimin!

Me respekt,

Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, krijues të logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

 

 

Exit mobile version