Site icon Prishtinapress

Reagimi i Thaçit ndaj Qeverisë: Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, të gjithë jemi të zëvendësueshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Republikës së Kosovës, të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës me qasjen e tyre e ka vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e shtetit tonë.

Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej, Thaçi ka thënë se krerët e institucioneve, liderët politik e qeveria të gjithë janë të zëvendësueshëm, por jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në.

“Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, vijon shkrimi i Thaçit.

Exit mobile version