Site icon Prishtinapress

Rasti në Drenas, kryeshefja e IPK-së raporton para Komisionit për Punë të Brendshme

Kryeshefja ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, Kelmendi do të raportojë lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në rastin e abuzimit seksual në Drenas.

Rasti i 16-vjeçares në Drenas që dyshohet se është abuzuar nga hetuesi policor në Drenas, pasi ajo kishte shkuar për të denoncuar abuzimin nga mësuesi, shkaktoi debate dhe protesta në disa qytete të vendit.

Po ashtu, kryeshefja ekzekutive e IPK-së do të raportojë edhe mbi punën e institucionit që drejton përgjatë vitit 2018.

Exit mobile version