16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rasti ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ZPS i parashtron gjyqtarit paraprak dosjen paraprake të prokurorisë, listën e dëshmitarëve e provave, si dhe tabelën e nxjerrjes së materialeve

Me anë të një parashtrese drejtuar gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i ka parashtruar të njëjtit dosjen paraprake të prokurorisë, listën e dëshmitarëve dhe provave, si dhe tabelën e nxjerrjes së materialeve, në rastin ku po akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në bazë të kësaj shkresë, dosja paraprake e prokurorisë përmban një përmbledhje të provave që ZPS synon t’i paraqesë për të provuar akuzat në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, lista e dëshmitarëve përmban dëshmitarët që ZPS synon t’i thërrasë gjatë gjykimit, ku lista përmban informacionin e kërkuar nga Rregulli 95 (4) (b), si dhe lista e provave përmban provat e propozuara që ZPS synon t’i paraqesë në gjykim.

Ndërkaq, tabela e ZPS-së për nxjerrjen e materialeve, e cila është dorëzuar, është e konsoliduar në  rregullën 109 (c).

Tutje, thuhet se anekset e këtij parashtrimi paraqiten si konfidenciale për të mbrojtur masat mbrojtëse të autorizuara më parë.

Sa i përket marrëveshjes mbi pikat e faktit dhe ligjit, thuhet se më 6 prill 2021, meqenëse nuk ishte marrë asnjë përgjigje, në një komunikim të mëtejshëm “inter partes”, ZPS i kujtoi mbrojtjes afatin e 9 prillit 2021 për të paraqitur parashtrime të përbashkëta mbi çdo marrëveshje mbi pikat e faktit dhe ligjin.

Sipas shkresës, nga mbrojtja është kërkuar të sigurojë qëndrimet mbi propozimin e ZPS-së deri në 7 Prill 2021.

Sipas ZPS-së nuk është  asnjë komunikim nga mbrojtja në këtë drejtim dhe si pasojë, në këtë fazë nuk mund të ketë një paraqitje të përbashkët të ndonjë marrëveshjeje mbi pikat e ligjit dhe faktet.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion që të gjykojnë individë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë kur këto vepra penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarë të Dhomave të Specializuara.”, thuhej tutje në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles