Site icon Prishtinapress

Rasti Ivanoviq, gjashtë të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq sot gjatë seancës për shqyrtimin fillestar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë deklaruar të pafajshëm për përfshirjen e tyre në vrasjen e politikanit serb.

Pas leximit në gjuhën shqipe nga prokurori special Blerim Isufaj e pastaj edhe në gjuhën serbe, të akuzuarit deklaruan se e kanë kuptuar aktakuzën.

Ndërsa, vetëm Nedelko Spasojeviq dhe Zhargo Jovanoviq e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për mbajtjes të paautorizuar të armës, por jo edhe për ndihmën në vrasjen e Ivanoviqit.

Seanca fillestare është duke vazhduar ende derisa mbrojtja e Marko Roshiq dhe Nedelko Spasojeviq kanë kërkuar që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.

Seanca e parë shoqëruese ishte e planifikuar për 30 dhjetor, por për shkak se aktakuza nuk ishte e përkthyer në gjuhën serbe, ajo është shtyrë për sot, raporton KP. Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, pranë selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Exit mobile version