Rasti i 14 vjeçarës që u bë nënë, policia jep detaje shtesë

0
20

Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, sipas hetimeve dyshohet se e mitura jeton në bashkësi jashtë-martesore me një shtetas të Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë.

“Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raport. /Telegrafi/