Site icon Prishtinapress

Rastet “Fajdja” dhe “Detyrimi”, Prokuroria sqaron sa persona janë në paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim” janë ende në kërkim, derisa pesë të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë  njofton opinionin se dy prej të dyshuarve, lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim.

Deri më tani janë arrestuar Ismet Osmani i njohur si Curri, me prejardhje nga Mitrovica që sipas dyshimeve ka përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Grupi i Currit besohet se është marrë me fajde si dhe ka përvetësuar, para, shtëpi, toka nga persona të ndryshëm.

Bashkë me Ismet Osmanin, janë arrestuar edhe Ilir Bojku, Mentor Maqani, si dhe Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”

Exit mobile version