10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Raste të reja të coronavirusit në Turqi, 12 persona rezultojnë pozitivë brenda natës

Turqia ka konfirmuar 12 raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18, rritja më e lartë ditore që kur vendi njoftoi rastin e parë javën e kaluar.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha të hënën se dy prej rasteve të reja kishin të bënin me rastin e parë të raportuar në vend, ndërsa shtatë kishin udhëtuar nga Evropa dhe tre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dielën ministria e brendshme e Turqisë, njoftoi mbylljen e përkohshme të bareve dhe klubeve të natës në 81 provincat e saj, për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“Që nga mesnata e së hënës të gjitha operimet e kafeneve, kinemave, palestrave do të pezullohen”, deklaroi ministria e brendshme e Turqisë.

Kreu i drejtorisë fetare në Turqi, Ali Erbas, ka bërë të ditur se Turqia ka ndaluar lutjet masive në xhami, ndërsa vendet e adhurimit  për lutjet individuale, do të mbesin të hapura.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles