Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Për këtë, ajo thotë se është pajisur me kasafortë, ku do t’i vendos të gjitha gjërat e vlefshme.
Ajo ka postuar edhe disa fotografi, ku shihet duke i vendosur gjërat e saj në një kasafortë.
“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Vjedhje në institucionet e shtetit kanë ndodhur edhe para disa ditëve në Kosovë. Në Thesarin e Shtetit janë vjedhur mbi dy milionë euro, ndërkaq në Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit është vjedhur një kasafortë, pesha e së cilës ishte rreth 300 kilogramë. Për këto vjedhje, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.