5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Raportuesja për Kosovën akuzon direkt Vuçiqin: I fshehe rastet me koronavirus për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka akuzuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vucic, për manipulim të shifrave rreth koronavirusit.

Von Cramon ka reaguar ashpër rreth protestave e brendshme në Serbi, ku kishte përplasje në mes të qytetarëve dhe policisë serbe.

Ajo ka thënë se Vuciq ka gënjyer rreth rasteve me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles