Pas vendimeve të qeverisë për ta kufizuar lirinë e lëvzijes për shkak të koronavirusit ka reaguar edhe Ramush Haradinaj.
Sipas Haradinaj këto veprime janë shkelje e rëndë e frymës së kushtetutës.
Postimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!
Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.
Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.
RH