6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Lladrovci tregon një detaj interesant me Adem Jasharin në dasmën e tij

Ramiz Lladrovci në dasmën e tij e kishte bajraktar Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, të cilin e nderon i madh e i vogël.

Lladrovci, në RTV Dukagjini, ka kujtuar ditën kur u martua.

Ai kujtoi se atë ditë përveç festëse e gëzimit se po merrnin nuse, krushqit në krye me komandantin Adem Jashari, kanë marrë parasysh edhe vdekjen.

E pse ishte menduar më e keqja, Lladrovci ka treguar të gjithën në detaje.

“Unë jam martuar më 2 shtator 1990. Më 3 shtator ka qenë greva e përgjithshme e punëtorëve në Kosovë, ngjarje shumë e rëndësishme. Në atë kohë policia serbe çdo dasmë që e barte flamurin kombëtar e ndalonte, ua merrte flamurin, i përdhunonte dasmorët, i shtinte me shkel flamurin. Në dasmën time ka qenë Adem Jashari, Jakup Nura, Haredin Hyseni e shumë shokë, të cilët kanë ardhur jo vetëm me qenë në dasmë me ne, por me vdekë për flamurin. Ata kanë qenë në dasmën time të armatosur me armatimet më të rënda që i kanë pasur, me automatikë”.

“Në rrugën kryesore, unë i kam miqtë nga Polluzha e Drenasit dhe nga rruga kryesore në familjen e nuses time i ka 500 – 600 metra larg. Dhe kur kanë shku [krushqit] kanë qenë kompanjollat e policisë në atë udhëkryq. Kur e kanë marrë nusen kanë shti me automatik dhe mund të them që policia jo që s’ka guxua me nejt aty, por ka ik me vrap. Nja tre muaj ne kemi bërë roje si lagje se kur po na sulmojnë policia serbe. Kjo nuk ka ndodhë, ka ndodh më vonë”, u shpreh Lladrovci

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles